“Qeveria është dorëzuar”, Basha apel qytetarëve: Situata është e rëndë, mbrohuni vetë nga virusi, qeveria nuk ka asnjë plan 

Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin, me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë.

E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës.

Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh.

Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish.

#LIVE – Në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike

#LIVE – Në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 4. Juli 2020

Artikulli paraprakRruga Milot – Fier me kosto 7 herë më shumë se rrugët e BE, po vidhet 8,7 milionë euro për kilometër
Artikulli tjetërHumbin jetën dy gra në spitalin Infektiv nga Covid-19, zbulohen 67 raste të reja