Rruga Milot – Fier me kosto 7 herë më shumë se rrugët e BE, po vidhet 8,7 milionë euro për kilometër

Nga Marinela ZIU
Eksperte Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit Publik në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë

1,2 miliardë euro ose 10 milionë euro kilometri, do të na kushtojë Koncesioni/PPP i rrugës Milot – Fier.

Ku nga 115 kilometër, 62 kilometër janë rrugë ekzistuese dhe për të kaluar në të, do të paguajmë edhe të paktën 17,4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Ndërkohë, rruga Bosnje – Kroaci, si pjesë e autostradës Adriatiko – Joniane, plot 333 kilometër ose sa 3-fishi i rrugës Milot – Fier, me të gjitha parametrat bashkëkohore, ka kushtuar 430 milionë euro pra 1,29 milionë euro kilometri.

Minimalisht po vidhet 8,7 milionë euro për kilometër, në një rrugë, me një kosto 7 herë më të lartë se rrugët e financuara nga BE.

#KundërKorrupsionit#KundërVarfërisë

Artikulli paraprakBasha, apel socialistëve: T’i shkosh mbrapa marrëzisë për pushtet Ramës mund të jetë fatale
Artikulli tjetër“Qeveria është dorëzuar”, Basha apel qytetarëve: Situata është e rëndë, mbrohuni vetë nga virusi, qeveria nuk ka asnjë plan