5 ditë omerta nga Erion Veliaj!

Ina Zhupa

Veliaj që del çdo ditë në tv dhe flet për çdo çështje, hesht dhe nuk përgjigjet para qytetarëve për lidhjen e tij me ish kryebashkiakun e Veronës Flavio Tosi dhe me ortakët e tjerë në Eco Tirana të akuzuar nga prokuroria italiane si të lidhur me mafian italiane!

Ortakët italianë të kompanisë Eco Tirana, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është pjese e ortakerise me 49% të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana, ku 51% e ka Bashkia Tiranë me përfaqësues Erion Veliajn.

Eco Tirana duke pasur një pjesë të ortakëve që janë akuzuar në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin, duhet të hetohet edhe për veprimtarinë e saj në Shqipëri.

Veliaj si firmëtari, ortaku, i kompanisë së plehrave Eco Tirana nuk mund të hesht, por duhet të japi shpjegime për lidhjen e tij. A është përdorur Tirana nga ai, si lavatriçe e pastrimit të parave të mafias italiane?

2 27

Artikulli paraprakLlesh kimiku nuk ndalet, sulmon qytetarët në Velipojë me gaz lotsjellës
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: I forti i Edvin Drogës dhunon çiftin e moshuar