Trafiku i drogës/ Tahiri përballet me ish-drejtorin Çela në Gjykatë

Do të mbahet sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda seanca e radhës për Saimir Tahirin dhe Jaleld Çelën, me kërkesën e njëjtë të të dyve për të fituar pafajësinë. Kjo është seanca e parë ku ata do të jenë së bashku, ish-shef dhe ish-vartës, pas arratisë së Çelës që zgjati për pothuajse 3 vite.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga ana e avokatit të tij Maks Haxhia, ndërkohë që Çela pritet të mbërrijë i shoqëruar nga forcat e rendit, nga ambientet e paraburgimit për në Gjykatë.

Jaleld Çela në ndryshim nga Saimir Tahiri, që është dënuar me punë vullnetare ka marrë dënim me burg. Ai u dorëzua në 16 Maj të këtij viti, ndërkohë që akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të policisë së Vlorës ka favorizuar trafikun e drogës nga grupi Habilaj.

Artikulli paraprakLirohet nga burgu anëtari i grupit Avdylaj!
Artikulli tjetërBasha: RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave