Zyrtare, Holanda i thotë “Jo” Ramës për hapjen e Negociatave

Mediat hollandeze raportojnë se Hollanda nuk do të lejojë hapjen e Negociatave për anëtarësim me Shqipërinë për shkak të krimit, drogës dhe korrupsionit. Qëndrimi zyrtar i Holandës pritet të bëhet publik gjatë ditëve të ardhshme, por gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” ka bër publik qëndrimin që i referohet autoriteteve holandeze. Vendimi për hapjen e negociatave duhet të kalojë përmes Parlmentit të Holandës dhe shumica e partive dhe deputetëve kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë këtë hapje negociatash.
Holanda duket se do të jetë vendi që do të bllokojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.
Vendi pritet të vendosë veton për mos’hapjen e bisedimeve.
Janë të paktën 6 parti politike të cilat mendojnë se është herët që Shqipërisë ti hapen bisedimet.
Për ta, Shqipëria ka shumë probleme, si droga, korrupsioni, mungesa e zbatimit të ligjit, krimi i organizuar.
Vendimi është marrë në Komisionin e Çështjeve Europiane në Parlamentin Holandez

Artikulli paraprakRritet frikshëm numri i vdekjeve nga aksidentet
Artikulli tjetërGjermania vendos 10 kushte për Shqipërinë! Berisha reagon për lajmin tronditës!