Zvarritet seanca ndaj Rrajës, manovra që bëri sot i afërmi i deputetit të PS

Dështon për të disatën herë procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, i plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Për të paktën 5 seanca dështon hapja e shqyrtimit të dosjes në Gjykatë, ku shpesh shkak është bërë mbrojtja. Këtë herë Redjan Rraja kishte zgjedhur një tjetër avokat, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen. Searnca e radhës u la në datën 15 qershor, ora 10.

Redjan Rraja i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në atentat, ndërkohë që janë provat e ADN-së që janë gjetur në makinën e braktisur të autorëve, ato që e kanë çuar prokurorinë drejt emrit të tij.

I pandehuri Redjan Rrahja është i afërmi i deputetit socialist të Krujës, Ramazan Rrahja.

Artikulli paraprakAleanca për Teatrin: Rama dhe Braçe të thirren si dëshmitarë në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetër150 miliardë gropa në Fondin e Sigurimeve, punonjësi: Ministria po na detyron të pranojmë ilaçe të ndaluara nga BE