Zot, ruaji shqiptarët nga Covid-19 dhe nga malarja me emrin “Edi Rama”!

Nga Enver BYTYÇI

E mbani mend? Dikur thoshte “denonconi mjekët”! I përdorte si leckë! Dhe ende nuk i ka dalë inati. Nga gjithë shqiptarët, vetëm ai, Ai – Naltgjatësia e Tij, nuk ka lëshuar një fjalë të mirë për mjekët. Po shyqyr Zotit nuk ka guxuar t’i shajë. Po të kishte shumë vdekje, te mjekët do shkonte faji!

E mbani mend? Para një viti e ca çirrej me sa zë kishte: “Denonconi profesorët”! Dhe ende nuk i del inati i tyre! Ndërsa tani bërtet dhe kushtëzon jetën e hallexhinjve me aksiomën e njëjtë: “Denonconi sipërmarrësit”! Nuk i del shpirti pa aktivizuar ushtrinë e spiunëve!

Vetëm qeveria dhe Ai – Ai “i pafajshmi”, ” i miri”, Ai “që bën më shumë se kushdo” për këtë popull, Ai dhe ata rreth tij nuk duhen denoncuar. As vjedhjet e tyre! As aferat në kohë kolere! Ndryshe, ky me gjyshe katolike, si fant rezervë për Vatikanin e Italinë, me gjysh musliman, për t’u përfaqësuar te Erdogani, dhe me babë, nënë e dajë ortodoks, ky pra, i Plorfuqishmi dhe i “Madhërishmi” i drogës, trafikut, dhunës, gazit lotsjellës, i talljes, mashtrimit, intrigës, ky, virusi 7 vjeçar që largoi nga Shqipëria gjysëm milioni shqiptarë, ky “strategu i hartave për ricopëtimin e trojeve shqiptare, pra ky që kujton se ka në dorë edhe vetë Zotin, do të vazhdojë të hakmerret, të përçajë dhe të linçojë “me kanidilin e Zotit për mendjen e opozotës”!

Zot ruaji shqiptarët nga Covid-19 dhe nga malarja me emrin “Edi Rama”!

Artikulli paraprakSot, numri më i lartë i të prekurve në një ditë me Covid-19, shkon në 304 numri i të infektuarve
Artikulli tjetërGazetarja shpërthen ndaj Ramës: Keqtrajtues i shtresës së varfër dhe të mesme, qeramarrësit nuk janë…