Zidane, i lumtur për golat e CR7 e Benzema

Zinedine Zidane ishte e kënaqur nga fitorja e Real Madridit kundër APOEL. Një rival që erdhi si me porosi për Real Madridin, që po kalonte një kohë të vështirë. “Unë jam shumë i kënaqur, fituam me një rezultat të pastër. Kemi shënuar gjashtë gola, kemi bërë një lojë të mirë dhe ishim seriozë”, tha trajneri francez në mënyrë të përmbledhur për mikrofonat e “Bein Sport”. Ai nuk mund ta fshihte gëzimin dhe me siguri, lehtësimi i madh kishte ardhur nga golat e CR7 dhe Benzema, të cilët në këtë mënyrë prishën “thatësirën” e konkludimit. “Unë jam i lumtur për ta, le të vazhdojnë të punojnë kështu. Ne e dinim se do të ndodhte, ata do të zhbllokoheshin, ndaj le të vazhdojmë me qetësi punën tonë. Jam me të vërtetë i kënaqur që shënuan katër gola të dy”, ka shtuar Zidane.
I pyetur në lidhje me rotacionet dhe hyrjen në formacion të Lucas Vázquez dhe Marco Asensio, edhe pse nuk shënoi, apo shkëlqeu asnjëri veçanërisht, “Zizou” u përgjigj: “Të gjithë janë të përfshirë në këtë fitore. Ata ishin të gatshëm për të luajtur dhe unë jam i lumtur për çdo gjë, sepse janë dy lojtarë shumë të mirë”. Përkundër gjithçkaje, trajneri i Real Madridit tha se ai nuk ishte i shqetësuar në asnjë kohë nga mungesa e rezultateve, sidomos në La Liga, në të cilën skuadra e tij është 10 pikë nga kreu, Barcelona: “Ne jemi të qetë, sepse në një sezon mund të ketë një kohë të tillë të vështirë. Ne, gjithashtu, e dimë se ka kohë të mira përpara. Edhe kjo fitore ishte një ditë e mirë”.
Real Madrid shkatërroi APOEL me rezultatin 6-0. Me katër golat e shënuar që në pjesën e parë, Real bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Champions, rezultatin 0-4 në 45 minutat e para. Benzema dhe Ronaldo shënuan nga dy gola, ndërsa Nacho dhe Modriç firmosën golat e tjerë.

Artikulli paraprakItalia pa trajner
Artikulli tjetërTenderat e luksit, Kryebashkiaku i Ramës 2 milionë lekë për një pasqyrë