Zhduket faqja zyrtare e QKB pas lajmit se Habilajt vijojnë të marrin tendera nga qeveria

Pas daljes së lajmit në media, se Habilajt kishin marrë disa tendera nga qeveria pak kohë më parë, faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit ka dalë jashtë funksionimit.
Ka qenë departamenti i Antikorrupsionit në PD, i cili ka bërë të ditur një fakt të tillë. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, faqja është jashtë funksionit.
Kujtojmë që Habilajt janë në burg në Itali dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
‘Departamenti Antikorrupsion i PD denoncon mosfunksionimin e faqes zyrtare QKB, pas publikimit të lajmit se Habilajt kanë marrë tendera shtetërorë pak kohë më parë;, thuhet në njoftimin e Departamentit të Antikorrupsionit PD.
Vëllezërit Habilaj që drejtonin bandën e trafikut të drogës drejt Italisë vazhdojnë të fitojnë tendera nga qeveria Rama. Subjekti AMF ose ndryshe Artan, Moisi dhe Florian Habilaj rezulton të ketë fituar tenderin për karburant të Spitalit të Vlorës. Mbiemri i njohur që ka zënë faqet e para të kronikës së zezë këta muaj dhe që ka vënë në rrezik edhe vetë pushtetin e kryeministrit Edi Rama, shfaqet edhe në dokumentat e shtetit si përfitues parash nga buxheti.
Emri AMF është akronim i tre vëllezërve Artan, Moisi dhe Florian. Dhe po ta shikosh kjo firmë fillimisht ka qenë për tregeti ushqimore, po meqë do merrte tenderin e vuri dhe tregeti hidrokarburesh tek aktiviteti.

auto ff5c3f14 91b6 460c b465 4c1eeb068bfb1527877974

auto 81c868c0 d0e0 4698 b522 13b7764749521527877975

auto bbf210eb 56ef 4e64 9af3 b9ad447e72201527877973

Artikulli paraprakFlet avokati italian: Çfarë deklaroi Habilaj kur u mor në pyetje nga prokurorët shqiptarë
Artikulli tjetërDëmtimi i Salah, kërcënohet me vdekje Sergio Ramos