Zgjedhjet në Rusi, Presidenti i KiE ironizon Vladimir Putin: Përgëzime për fitoren gjithëpërfshirëse!

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, me ironi “uroi” presidentin rus Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij, edhe pse votimi sapo ka filluar.

 

“Dua të përgëzoj Vladimir Putin për fitoren e tij gjithëpërfshirëse në zgjedhjet që fillojnë sot,” shkroi ai në rrjetet sociale X.

“Pa opozitë. Pa liri. Pa zgjedhje,” shtoi ai.

 

 

Nuk ka asnjë dyshim për fitoren e Vladimir Putin, i cili ka 24 vjet në pushtet. Kjo do t’i lejojë atij ta mbajë pushtetin deri në vitin 2030.

Goditja ndaj zërave kritikë ndaj Kremlinit është intensifikuar qartë që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në shkurt 2022, pasi autoritetet kanë dërguar shumicën e disidentëve dhe mijëra rusë të tjerë në burg dhe kanë shtyrë shumë të tjerë në mërgim.

Votimi zgjat tre ditë, duke përfshirë zonat e pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Artikulli paraprakMinistrja ‘fluturuese’, Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit
Artikulli tjetërMarrëveshja me emigrantët me Italinë, media italiane thumbon Melonin: Mbretëresha e Shqipërisë!