Zëri i Amerikës: Parlamenti rrethohet me tela me gjemba, SHBA thirrje policisë, kujdes…!

Zëri i Amerikës është duke transmetuar edhe sot live protestën e shqiptarëve që po bëhet te parlamenti.
Mbi 1 mijë forca policie janë angazhuar sot pranë parlamentit ku opozita zhvillon protestën e saj. Gjatë natës, e gjithë zona u rrethua dhe me tela me gjemba, ndërsa seanca parlamentare u shty pas dyshimeve për akte të mundshme dhune. Mbrëmë policia përmes një deklarate u shpreh se “ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”. Policia theksoi gjithashtu se “forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune”.
Para nisjes së protestës, e cila pason vendimin për djegien e mandateve të deputetëve opozitës, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se rrethimi i parlamentit me tela me gjemba janë të ngajshme “për një rregjim ushtarak”, ndërsa anullimin e seancës parlamentare ai e konsideroi një veprim “antikushtetues dhe antiligjor, sepse nuk është më parlament. Ne, përmes bashkimit qytetar – vijoi zoti Basha – përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot: mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një parlamenti nga populli, me popullin dhe për popullin.”
Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau sot një tjetër deklaratë, përmes së cilës “Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”.

Artikulli paraprakDeputetët dorëzojnë publikisht mandatet: Rama ik!
Artikulli tjetërPërse djegim sot mandatet