Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në fushën e lojës nuk ishte e Ançelotit por e…

Real Madridi është në “qiellin e shtatë” edhe një herë pas arritjes së një tjetër finaleje të Ligës së Kampionëve, pasi arriti të mund me rezultatin përfundmitar 4-3 Bajerni Mynihun në raundin gjysmëfinal.

Kur gjithçka dukej e humbur për “Los Blancos”, Joselu, falë një dopiete, përmbysi rezultatin dhe i bëri madrilenët të gëzohen. Merita e madhe pas ndeshjes iu dha Karlo Ançelotit, i cili e futi në minutën e 81-të, por në realitet ideja për të futur sulmuesin spanjoll ishte zëvendësi i tij, djali i tij Davide. Sipas asaj që raportoi “Movistar+” dhe siç mund të kuptohet lehtësisht nga videot e transmetuesit, kur ish-trajneri i Milanit dhe Napolit u kthye drejt pankinës me fytyrë të frustruar, Davide bërtiti: “Joselu, hajde”.

Dhe menjëherë më pas u thirr qendërsulmuesi, shkroi historinë dhe i kualifikoj “galaktikët” në një tjetër finale të Champions League.

Artikulli paraprakI cilësuar si armiku kryesor i dietave. Ja sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë, guida e shëndetshme për çdo moshë
Artikulli tjetërKurti kundërshtoi Asociacionin si parakusht për anëtarësimin në KiE, ambasadori gjerman në Kosovë: Kryeministri e ka ditur qëndrimin tonë