Zbulohet skafi që transportonte drogën me vlerë 40 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë

Policia ka gjetur dhe sekuestruar gomonen që përdorej për të transportuar drogën nga Shqipëria drejt Italisë. Skafi u gjet në një magazinë në Panaja të Vlorës dhe u dërgua në pikën e bllokimit në triport. Sipas bluve të Vlorës janë arrestuar 7 persona në qytet, të cilët janë pjesë e grupit kriminal.

Bëhet e ditur se nga operacioni që po zhvillohet në të njëjtën kohën në Itali e Shqipëri, kanë rënë në pranga 37 persona dhe janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drògë e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë, e ndarë në 7 milionë doza. Në Shqipëri operacioni është i shtrirë në Tiranë dhe Vlorë.

Burime bëjnë me dije se në aksion kanë marrë pjesë 280 forca pòlicie, nga FNSH, Drejtoria e Forës së Posaçme Operacionale në Pòlicinë e Shtetit, Drejtoria Hetimore , DVP Vlorë e  DVP Tiranë.

Deri më tani në Shqipëri, nga Pòlicia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal, ndërkohë që për këtë ccështje pritet që të ketë një deklaratë për mediat rreth mesditës. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga pòlicia është zbuluar në një magazinë në Vlorë një gomone me dy motorrë të fuqishëm e cila dyshohet se përfitohej nga grupit kri.minal për transportin e dr.ogës, sipas burimeve ky grup ushtronte aktivitetin kri.minal në fushën e dr.ogës që prej vitit 2015.

Artikulli paraprakRëndohet bilanci! 3 qytetarë humbën jetën dhe nga Covid-19, 7 ndodhen në terapi intensive, 3 të intubuar
Artikulli tjetërIndustria e turizmit në braktisje totale. Operatorët turistikë: Na falimentoi komplet! Basha: Një orë e më parë duhet ndryshim real