Industria e turizmit në braktisje totale. Operatorët turistikë: Na falimentoi komplet! Basha: Një orë e më parë duhet ndryshim real

• Industria e turizmit në braktisje totale. Plazhet, hotelet dhe restorantet janë bosh në Golem. Operatorët turistikë: Na falimentoi komplet. S’kemi as para për të paguar punonjësit për rroga.

• Basha: Situata nuk është vetëm nga COVID-i apo tërmeti. Ka 8 vjet që po shkon keq e më keq. Kur duhet dora e shtetit, qeveria është fshehur, ka braktisur detyrën, sipërmarrjen, turizmin.

• Basha: Shqipëria, i vetmi vend në Ballkan, që nuk ofron asnjë paketë mbështetje reale dhe serioze për turizmin. 50-90% e punëtorëve qendrojnë në shtëpi. Biznesi po merr borxh për pagat. Interesat për kredi janë 5%.

• Basha: Qeveria ime nuk do të njohë asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e tyre.

• Basha: Një orë e më parë duhet ndryshim real dhe i prekshëm. Jo vetëm një rotacion karrigesh, por një qeveri që mendon për vendet e punës dhe jo për veten dhe një grusht oligarkësh.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME OPERATORË TURSITIKË NË GOLEM.

Operatorët turistikë në Golem janë në vëhstirësi të mëdha financiare. Megjithëse sezoni turistik është zyrtarisht i hapur, ata i treguan kreut të opozitës, Lulzim Basha, mjediset bosh të hoteleve dhe plazheve pa pushues. “Na falimentoi komplet. S’kemi as para për të paguar punonjësit për rroga. Shpresojmë dhe presim që të hapet dhe rruga e turistëve. Është futur frikë e madhe për pademinë”- tha Kujtim Roçi, pronari i një hoteli në Golem.

Të njëjtën gjë i kanë shprehur zotit Basha edhe pronarë apo administratorë të tjerë hotelesh në Golem, ku vetëm në fundjavë ka një rritje të numrit të pushuesve, pavarësisht se edhe ai konsiderohet pak për sezonin. Për shkak të mungesës së turistëve, hotelet dhe restorantet po punojnë me staf të reduktuar. “Sot kam vetëm 10 veta në punë. Po të ishte si vitin e kaluar, do të kisha të paktën 20-30 veta. Gjatë sezonit do të shkonte 50 veta.”- i tha zotit Basha pronari i hotelit që ai vizitoi.

MESAZHI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PËR TURIZMIN

Është një situatë dramatike dhe, ç’është më e keqja, pa asnjë farë perspektive dhe sigurie për nesër. Këtu nga Golemi qeveria edhe misionarë të qeverisë kanë organizuar dhjetra tavolina, gjoja mbështetje ndaj industrisë së turizmit, por fakti është që industria e turizmit, ashtu si pjesa tjetër e ekonomisë, është në braktisje totale.

Dhoma Amerikane e Tregtisë AmCham, publikoi rezultatet e përvitshme të anketës të vitit 2019, e cila siç e tha presidenti i kësaj dhome, siç e theksoi edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më i keqi nga 8 vite, ekonomia është në krizën më të thellë në 8 vite. Pra, kjo nuk është një situatë që na erdhi thjesht nga COVID-i apo, në rastin e Golemit, nga tërmeti. Është një situatë në vazhdimësi që ka shkuar keq e më keq, por tani me të vërtetë ka prekur fundin. Pikërisht në këtë moment, kur duhet dora e shtetit, në këtë moment duhet dora e qeverisë, qeveria është fshehur, qeveria është në arrati. Qeveria e ka braktisur detyrën e vet, ka braktisur misionin e vet, ka braktisur sipërmarrjen, ka braktisur turizmin.

Është i vetmi vend me vijë bregdetare, madje do të thoja edhe pa vijë bregdetare në Ballkan, i cili nuk ofron absolutisht asnjë paketë mbështetje reale dhe serioze për turizmin. Edhe dy paketat që ka ofruar janë minimale dhe tashmë efektin e tyre e kanë konsumuar, sepse siç tha Kujtimi, siç thanë dhe pronarë të tjerë, më shumë se 50% deri në 90% e fuqisë punëtore, e cila duhet të ishte në punë duhet të ishte duke gjeneruar të ardhura, këta janë të detyruar ta lënë në shtëpi. Këta që kanë këtu, ndoshta Kujtimit i vjen zor ta thotë, i paguajnë nga lekët e xhepit ose, më mirë të themi, marrin borxh ata që nuk marrin dot kredi.

Operatori Turistik: Është e vërtetë, është e vërtetë, është e vërtetë ajo.

Lulzim Basha: Me çfarë i paguan?

Operatori Turistik: Me borxh, me borxh vallaj i kam marrë. Borxh vetëm t’i paguaj ata.

Lulzim Basha: Më the që ke aplikuar për kredi. Për sa aplikove

Operatori Turistik: Për 50 mijë Euro, tëshohim tani, thonë që do ta bëjnmë, akoma jo.

Lulzim Basha: E ashtuquajtura paketë me zero interes, pra ku qeveria do të paguante interesin, shumica e bizneseve me të cilët kam komunikuar gjatë këtyre ditëve më thonë që jo vetëm s’ka – s’ka domethënë nuk ecën – dhe e dyta është në ato raste që është aprovuar është aprovuar me 5% interes. Pra, janë të gjitha llafe në erë, janë të gjitha propagandë dhe ky është një problem i jashtëzakonshëm.

Tani situata është kjo që është, problem është si do të ecet përpara. Ne si Parti Demokratike e kemi shumë të qartë se me këtë klimë biznesi nuk ka sipërmarrje t’i rezistojë. Amerikanë, zvicerianë, gjermanë, anglezë, çfarëdo qofshin, biznesmenët më të zotë të botës, 10 gjenerata biznesmenësh po të jenë, nuk i rezistojnë dot kësaj situate, jo më sipërmarrja jonë që 30 vjet ka që operon edhe afro 20 vjet ka që operon në kushte disi të pranueshme.

Ku është mbështetja?

Artikulli paraprakZbulohet skafi që transportonte drogën me vlerë 40 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë
Artikulli tjetërPlas në PS, mbështetësit e deputetit zíhen në këshillin bashkiak