Zbulohet kur do të hapen plazhet për të gjithë pushuesit

Hapja e plazhit për të gjithë pushuesit pritet të ndodhë në fund të Majit. Në një intervistë për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.

Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit.

Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit.

Artikulli paraprakLajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekretë!
Artikulli tjetërTrump: Koronavirusi do të zhduket vetë, pa patur nevojë për vaksinë