Dreka e Ramës me lobistët në SHBA, miliona euro për t’u afruar me Shtëpinë e Bardhë, kush paguan?

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara.”

Keshtu shkroi Edi Rama para nisjes për ShBA. Por e vërteta është ndryshe. Rama shkoi në SHBA për të takuar lobistë me shpresën për t’u takuar me Presidentin e zgjedhur Biden e për ta përdorur si propagandë për zgjedhjet.

Në këtë foto të bërë dje në ShBA ai është takuar me lobistin Alexander Karloutsos. Vaksina për shqiptarët ishte justifikimi pasi qëllimi i vërtetë është lobimi. Dhe lobimi kushton miliona.

Miliona që duhet të shkojnë për shqiptarët dhe jo për lobistët të cilët gjatë të gjithë qeverisjes së tij, Rama i ka ushqyer me para ndërkohë që popullin e tij e ka lënë në mjerim.

Djali i tij Michalis Karloutsos është jo pak i njohur në komunitetitn greko- amerikan të NY. Ai drejton MAK consulting LLC, firmë këshilluese e specializuar në zhvillimin e biznesit ndërkombëtar, marrëdheniet me publikun dhe çështjet qeveritare. Deri në 2017 ai ka qenë i punësuar në administratën e Trump në funksione të rëndësishme, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar në fushatën elektorale të presidentit të sapo zgjedhur Biden.

Në internet qarkullojnë shume foto te Karlutzios junior me presidentin e sapozgjedhur që në kohët kur Biden ishte senator i Pensilvanisë.

Që para nisjes se tij në SHBA, qarkulluan zëra se kryeministri do të udhëtonte jo më shumë për vaksinën se sa për të kontraktuar një kompani të re PR për fushatën elektorale. Rendja për të gjetur një kompani të re dhe sa më pranë administratës së sapozgjedhur mund të jetë një pistë që Edi Rama të kapërcente Atlantikun në këtë periudhë, shumë më tepër sesa versioni zyrtar i sigurimit të vaksinës.

Artikulli paraprakBasha: Shqipëria si gjithë Europa, një projekt i papërfunduar, një punë e lënë në mes që mbetet për t’u kryer!
Artikulli tjetërBardhi: 30 vjet më parë rininë e vriste Gramoz Ruçi, sot Rama dhe Lleshaj