Vritet shoferi i ministrit Xhafa në Gardë, policia fsheh krimin dhe manipulon provat

Në orët e para të mëngjesit është vrarë në Gardën e Republikës, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatimr, Xhafa. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia për orë të tëra çfarë ngre akoma më shumë hije dyshimi në lidhje me këtë krim. Kemi të bëjmë me një vrasje mafioze autorët e së cilës nuk kanë mundësi që të zbulohen.
Burimet bënë të ditur se, është gjetur i varë me plumb në kokë në makinë, punonjësi i Gardës, Shkëlzen Qordja, që është shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.
Nuk dihen ende detaje rreth rrethanave dhe shkaqet e vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe Ministria e Brendshme.
Megjithëse krimi ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Burime nga Garda shprehen për “RD” se kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër për nga vendi dhe rrethanat e krimit.
Ndonëse për momentin nuk jepen shumë detaje kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze dyshimet e të cilës bien direkt mbi ministrin e Brendshëm dhe lidhjet e trafikut të drogës.
Ndonëse hetimet zyrtare nuk kanë dhënë një version të tyre, Xhafaj dhe policia nxituan ta shpallin këtë krim si vetvrasje. Si mund të shpallet vetvrasje ku ende nuk janë kryer ekspertizat e duhura ligjore dhe hetimet nuk kanë një verdikt? Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një veprim të nxituar për të manipuluar të vërtetën, gjë që i nxjerr autorët e vrajses akoma dhe më të zbuluar në këtë krim.
Shkëlzen Qordja, i riu i cili deri sot në mëngjes kishte në Gardë si detyrë funksionale, ‘shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj’ është i gjetur i vrarë me një plumb në kokë, në garazhin e makinës së tij, në ambientet e punës
Banor në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, sipas atyre që e njohin ai prej vitesh së bashku me të vëllanë, Ermalin kanë punuar prej shumë kohësh si shoferë dhe shoqërues të Fatmir Xhafaj, shumë kohë edhe më përpara se të bëhej ministër i Brendshëm.
Ermali ka ndërruar vendin e punës si shofer i tij pak kohë më parë, kurse Shkëlzeni ka vazhduar, deri mëngjesin e sotëm tragjik.
Mësohet se të dy vëllezërit kanë qenë mjaft të lidhur me Fatmir Xhafajn, familjen e tij dhe Partinë Socialiste. Gjithmonë janë parë si shoqërues të eksponentit të lartë të PS-së, në të gjitha aktivitet partiake.

qordja1

Artikulli paraprakProtestë tek Biblioteka: Të nisin hetimet për Veliajn, drejtoreshën dhe kompanine “Fusha”
Artikulli tjetërEkzekutimi mafioz i shoferit të Fatmir Xhafës, 7 plumba në mur dhe një në kokë