Protestë tek Biblioteka: Të nisin hetimet për Veliajn, drejtoreshën dhe kompanine “Fusha”

Shoqëria civile ka dalë sot në protestë para Bibliotekës Kombëtare, e cila u përmbyt nga reshjet e fundit pavarësisht punimeve brenda dhe jashtë saj që kushtuan miliona euro.
“Arta Marku të nisë hetimet për tre persona, për Erion Veliajn, Persida Asllanin dhe kompanine Fusha shpk. Më e pakta që mund të bëjë Persida Asllani është të japë dorëheqjen”, u shpreh Brizida Gjikondi.
Erion Kristo, në krye të grupit të protestuesve, ka thirrur me zë të lartë për t’iu bashkuar protestës, qytetarët që nuk reagojnë.
“Arrestohen kuksianët në mes të natës ndërsa për përmbytjen e librave nuk e dimë nëse ka nisur një hetim. Ramës po i mbyten arat e fushat, por po i mbyten edhe librat. Ju shqiptarët jeni dhjaksa. Sepse ju ofendoni në Fb për punë partish, po nuk dini të mbroni gjënë më të bukur jopartiake, librin dhe nuk jeni sot me ne”, tha Kristo.
Po protestat nuk maten me kile po me të drejtë. Ne kërkojmë që kryeministri të mos flasë jo vetëm për futbollin, por edhe për këtë vepër të madhe”.
Ndërsa Kristo protestone, një qytetar ka ndaluar dhe ka tentuar ta pengojë. Veprimtari civil iu kthye me fjalët:
“Zotëria po konsumon një vepër penale, po pengon një protestë. Por, Kryeministri që shqetësohet për këmbët e futbollistëve, të shqetësohet edhe për librat e shqiptarëvve”.
Kristo kishte bërë thirrje më herët në rrjetet sociale: Sot ora 11 tek Biblioteka Kombëtare. Merrni ndonjë libër dhe tharëse. Merrni ndonjë mik a të afërm. Bëni ndonjë tag, koment, like, share po qe se nuk vini dot. Po edhe nëse mund të vini, përhapeni këtë. Protestë më qytetare se kjo nuk ka”.

Artikulli paraprakMaskat terror në Durrës, lidhin kryefamiljarin dhe grabisin miliona lekë dhemakinën
Artikulli tjetërVritet shoferi i ministrit Xhafa në Gardë, policia fsheh krimin dhe manipulon provat