Vrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Shqipëria në këmbë, protestat masive në qytetet e vendit

Qytetarët janë ngritur në protest për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në Korçë, Berat dhe në Lezhë të rinj janë mbledhur masivisht për të shprehur indinjatën e tyre ndaj ngjarjes së rëndë.

Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të moshave të reja, janë mbledhur pranë ‘Obeliskut te Beselidhjes’ në Lezhë, ku po ndezin qirinj dhe po protestojnë për vrasjen e të riut në Tiranë.

Gjithashtu dhe në qytetin e Beratit të rinj të shumtë janë organizuar dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit në drejtim të sheshit përgjat Pedonales së qytetit. Ku kanë vendosur qirinj në shenjë homazheve për 25 vjeçarin Klodian Rasha.

Me pankarta me mbishkrimet “Sandra Lleshaj jep dorëheqjen”, “Poshtë Diktatura”, “Polici që vret”, të rinjtë kanë bërë thirrje për drejtësi.

“Klodiani jam unë, jemi të gjithë ne, kemi frik nga policia që paguajmë për të na mbrojtur” thotë një i ri.

Të rinjtë në Berat kanë paralajmëruar që protestat do të vijojnë në rastë se ministri Lleshaj nuk jep dorëheqjen. Po ashtu kërkohet zbardhja e së vërtetës dhe një reagim nga përgjegjësit për vrasjen e Klodian Rashes.

Artikulli paraprakPD: Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot Edi Ramën nga përgjegjësia!
Artikulli tjetërSi u ekzekutuan në Maliq dy vëllezërit nga Pogradeci