Si u ekzekutuan në Maliq dy vëllezërit nga Pogradeci

Vriten me armë zjarri dy vëllezër nga Pogradeci. Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31-vjeç janë, gjetur të pajetë në Maliq të Korçës rreth mesditë së sotme, tre ditë pasi ishin larguar nga banesa. Sipas hetimeve paraprake të policisë, ata janë ekzekutuar. Burime policore thanë se dyshimet e parë janë se të dy janë qëlluar pë vdekje, të paktën 24 orë më parë. Trupat e pajetë janë gjetur në një kanal midis tokave bujqësore.

Policia njoftoi se, “rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kisha e vogël’, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020”.

“Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje. Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”, shtuan të njëjtat burime. Ndërkaq, të tjera veprime të tjera hetimore pritet të hedhin dritë rreth ngjarjes.

Raportohet se dy vëllezërit rezultojnë me precedentë penalë. Andrea Olldashi ka qenë disa herë me burg për vjedhje, kryesisht banesash. Në Korrik të 2012, ata janë arrestuar si autorë të vendosjes së lëndëve plasëse në një lokal në Pogradec. Sipas të njëjtave burime, dyshohej se ata u vendosnin gjoba bizneseve. Ka dyshime po ashtu për përfshirje në trafik droge.

Artikulli paraprakVrasja e 25-vjeçarit nga policia/ Shqipëria në këmbë, protestat masive në qytetet e vendit
Artikulli tjetërLubonja: Jemi në fashizëm! Dhuna verbale e Ramës dhe dhuna policore nuk mund të ndahen…