Vokshi: Rama i tmerruar nga gazetarët kritikë, urdhëron censurë dhe pērjashtime të gazetarëve nga konferencat për shtyp

Kryeministri Rama sot urdhëroi stafin e tij të mos lejonin gazetarët e televizionit “Syri.tv” të ndiqnin një konferencë shtypi.

Kodi i heshtjes, korruptimit, intimidimit, përjashtimit të zërave kritikë është platforma e vetme e Edi Ramës, tipike e regjimeve #totalitare.

Rama erdhi në pushtet si aleat i krimit të organizuar dhe si i tillë po qeveris që nga dita e parë e punës së tij si Kryeministër.

Edi Rama ka përdorur çdo mjet për të mbyllur gojën e gazetarëve dhe qëndron përkrah censorëve të medias në të gjitha #raportet #ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Edi Rama u trembet pyetjeve të gazetarëve kurajozë dhe urdhëron siç ndodhi sot që gazetarja e Syri.tv, Ambrioza Meta të mos lejohej të ndjekë konferencën për shtyp që mbajti sot në Kryeministri.
#Kryeministri Rama, i vetmi në botë pronar i një televizioni privat me shpenzime qeveritare, është në konflikt të hapur interesi me transmetuesit televizivë, kur urdhëron ndalimin e gazetarëve në ndjekjen e takimeve të tij në godinën qeveritare.

Kjo sjellje e tij është #censurë e drejtpërdrejtë mbi median dhe #shpërdorim i pastër detyre!

Ju bëj thirrje komunitetit të gazetarëve të reagojnë dhe të mos lejojnë censurën qeveritare si dhe të ndalojnë përpjekjet e verbëra dhe narciste të Kryeministrit për të miratuar paketën anti-shpifje, një ligj famëkeq për lirinë e shtypit dhe fjalës.

Rama po instalon #diktaturën në Shqipëri. Pa liri të medias, pa liri të shprehjes, nuk ka #demokraci. Pa liri të medias nuk ka hapje të #negociatave, nuk ka të ardhme #europiane për shqiptarët.

120849293 10158865408079429 6592060501730783413 o

Artikulli paraprakAsnjë tentativë e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj maxhorance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje
Artikulli tjetërTabaku takon bizneset: Krizë e thellë, taksa të rritura dhe rënie konsumi. Plani i PD, shpëtimi i vetëm për biznesin dhe ekonominë