Viti i ri shkollor, një hall më tepër në listën e gjatë të problemeve social-ekonomike të familjeve shqiptare

Orjola PAMPURI

Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse trefishi i saj.

Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t’i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t’i blejne me çdo kosto.

Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e ‘riciklimit’ te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare. Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit.

Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t’i veshur mire, per t’i ushqyer mire, per t’i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.

Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t’i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi.

librat

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e OSBE/ODIHR: Shqiptarëve t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë
Artikulli tjetërSkandal! Maturantes ekselente nuk i jepet asnjë degë studimi, reagimi fortë i Berishës