Villarreal shkarkon trajnerin Escriba

 

E pagoi shtrenjtë trajneri Fran Escriba disfatën 4-0 ndaj Getafes, me Villarealin që mori menjëherë masat për shkarkimin e tij edhe pse 52-vjeçari qëndroi vetëm një vit në stolin e spanjollëve. Escriba u ul në stolin e Villarealit në gusht të vitit 2016 dhe në muajin maj rinovoi kontratën e tij deri në fund të këtij sezoni. Por tashmë me ekipin që renditet në vendin e 14 në tabelën e klasifikimit të La Ligas pas vetëm 6 takimeve të luajtura, bashkëpunimi nuk ishte më një opsion. Nëndetësja e verdhë e mbylli sezonin e shkuar në vendin e pestë, por fushata e dobët e këtij fillim sezoni i kushtoi vendin e punës trajnerit. Për koinçidencë Escriba pësoi të njëtin fat tek Getafe në prill të vitit 2016 pas disfatës ndaj Villarealit.

Artikulli paraprak“Bayerni nuk duhet ta largojë Ançelotin”
Artikulli tjetërSuso rinovon me Milanin