VIDEO/ PSG ëndërron Champions, eliminon Barçën me përmbysje, në gjysmëfinale “fluturon” edhe Dortmund

PSG vazhdon të ëndrrojë se një ditë do të mund të fitojë Champions League, teksa sonte eliminoi Barcelonën në fazën çerekfinale. Mbappe me shokë triumfuan 1-4 në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona), duke përmbysur kështu gjithçka, pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë.

Katalanasit realizuan të parët me Raphinhan, ndërsa dalja me karton të kuq e Araujos komplikoi llogaritë e skuadrës së Xavit. Dembele vendosi ekuilibrat në fundin e fraksionit, duke bërë që skuadrat të shkojnë në barazim në dhomat e zhveshjes.

Kampionët e Francës morën zemër dhe përmbysën ndeshjen me Vitinhan. Të besuarit e Luis Enriques festuan sërish në të 61-tën minutën, me yllin Kylian Mbappe që përktheu në gol një penallti. PSG siguroi kualifikimin në gjysmëfinale me golin e Mbappe në të 89-tën.

Në gjysmëfinale “fluturon” edhe Dortmund, pas suksesit 4-2 ndaj Aleticos. Verdhezinjtë përmbysin kështu Los Colchoneros, pas disfatës 2-1 në aktin e parë. Për ekipin e Terzic golat u realizuan nga Brandt, Maatsen, Fullkrug dhe Sabitzer ndërsa në krahun tjetër Correa “tundi rrjetën”, sakaq për t’u përmendur edhe autogoli i Hummels.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo psg enderron champions eliminon barcen me permbysje ne gjysmefinale fluturon edhe dortmund%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

REZULTATET:

Barcelona 1-4 PSG

(VIDEO)

(VIDEO)

Dortmund 4-2 Atletico Madrid

Artikulli paraprakZbuloni vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që do ju shërbejnë gjatë plakjes
Artikulli tjetërProjektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara