Video/ Çfarë punimesh mbikëqyr makina e vëlla Olsit në orët e vona të darkës?

http://shijaktv.al/wp-content/uploads/2020/04/WhatsApp-Video-2020-04-20-at-05.49.56.mp4?_=1

Punë natë dhe punë ditë që të shohim pakëz dritë, duket se shprehja e rilindasit po gjen vend në Tiranë. Një komplkes banimi në një lagje luksi në kryeqytet ka dhe vizitorë luksi. Makina e Olsi Ramës është parë në këto mjedise në orët e vona të darkave ? BMV-ja ka parkuar në buzë të hyrjes së kompleksit dhe nuk ka qenë e vetmja. Burime të besueshme të telvizionit bëjnë me dije se nje tjetër vizitor VIP me mbiemrin kryeministror Rama është dukur pranë këtij kompleksi në orët e darkes në fundjavën e shkuar ndoshta duke parë se si po ecin punimet. Ndoshta ata janë prenotues të një sipërfaqeje banimi apo shërbimi dhe kanë emrakun të shohin cilësinë e punimeve ..

Emergjenca, fatkeqësia natyrore, pandemia, janë telashe të mëdha për jetën, shëndetin, por njëherësh një alarm për atë që vjen pas, për ekonominë. Por mesa duket, përshtatja e një thënie të moçme bëni si them unë e jo siç bëj unë i shkon për shtat qeverisë sonë dhe të parit të saj, njëherësh vulëvënesi masave dhe privilegjeve në vendin tonë.

Masat nuk janë të gjtha njëlloj. Po ke një mik, sidomos në këto kohë të trazuara, vlen vërtet sa një thesar. Punimet në kompanitë e ndërtimit nuk kanë qenë tërësisht të ndalaura, duke bërë kujdes në ata masa që të ekspozojnë përballë rrezikut të prekjes nga covid19

Nisur punimet nga nëntorit të vitit 2018 dhe qershori vitit 2019, kur përkojnë edhe lejet për tu përfunduar në harkun e 38 dhe 48 muaj muajve, leje të dhëna nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për subjektin Xheluks Construksion. Janë komplekse në një zonë të lakmuar te kryeytetit te quajtura te Liqeni i Thatë. Godina banimi dhe shërbimi me gjashstë kate me dy dhe katër kate parkimi nëntokë. Nga ajo çka gjendet e shënuar tek të dhënat e vëna në tabele dhe çmimi do të jetë i shëndetshëm, duke nisur me 1500 euro për metër katror. Kjo e bën gjithnjë një zonë tjetër bllok, pasi ata që do të jenë blerësit e këtyre banesave në këtë kompleks duhet të jenë sigurisht mirë me portofolin dhe aftësinë paguese. Nuk mund të thuhet se vizitorët Rama në orare të pandriçuara janë pjesë e këtij investimi, por nuk mund të shmanget interesimi jo thjesht turistik i tyre në mënyrë të përsëritur. Shijak.tv

1 33

2 32

3 16

4 9

5

Artikulli paraprak“Misteri” i efekteve të vaksinës së turbekulozit, flet mjeku epidemiolog
Artikulli tjetërNdërron jetë artisti i madh Rikard Ljarja!