Ndërron jetë artisti i madh Rikard Ljarja!

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit dje në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një semundje e rendë.

Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19 do të jetë e ngushtë.

Arti shqiptar humbi gjatë ditës së djeshme një nga më të mirët e tij, Rikard Ljarjan, aktorin e madh, skenaristin dhe shkrimtarin që la gjurmë prej shumë vitesh në kinematografinë shqiptare. Dhimbja për miqtë është edhe më e madhe, sa kohë që nuk i japin dot nderimet që i takojnë, në një kohë pandemie, kur edhe ceremonitë mortore janë të ndaluara.

Rikard Ljarja lindi 1 prill 1943 në Shkodër dhe është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë. Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Disa nga filmat që mbajnë vulën e tij apo që ka qenë protagonist kryesor

“Ilegalët”, Rikard Ljarja, regjisor:
Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve e ndalojnë veprimtarin e tij.

“Në pyjet me borë ka jetë”, film shqiptar i vitit 1978, Rikard Ljarja në rolin e Lukas:

Luka transferohet ne një qyteze veriore. Ne udhëtimin e pare se bashku me te shoqen rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës se kësaj qyteze, por ai gjen një mjedis shoqëror shume te shëndetshëm, ku gruaja e tij ndjehet shume mirë.

Filmi “Komisari i Dritës”Rikard Ljarja në rolin e Dritan Shkaba:

u prodhuar 1966 nga regjisori Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika,

Skenari: Llazar Siliq, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Tish Daija.

Përmbajtja e filmit

Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit.

““Komisari” është një film fetar me dy atmosfera: kundër zotave dhe korruptimit të klerikut dhe pro besimit tek feja e re. Viti 1966 nuk është as zbritja e djallit komunist në tokën shqiptare dhe as perëndimi i zotave apo i çdo metafizike. Është rilindja e një feje të re, më të emancipuar, më revolucionare, më praktike dhe unifikuese.”

Filmi “Radiostacioni” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria Sot” në vitin 1979. Regjia: Rikard Ljarja, Skenari: Ismail Kadare, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Zef Çoba.

Përmbajtja e filmit

Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë “nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë.

« Përpara pallateve të dikurshme të princeshave nxinte vërtetë një turmë zhurmëtare […] I patë dhomat e gjumit ? thoshte dikush. Një njeri me pasqyrë në krahë, krejt i përkulur, po dilte me zor nga porta. S’ke turp, ktheje mbrapsht pasqyrën, i bërtiste një tjetër, duke ulur kokën mu te veshi i pasqyrëmbajtësit […] Te Pallati i Regjencës, thoshte dikush me gjysëm zëri. Atje të lënë të plaçkitësh. S’është e vërtetë. Unë po vij që andej. Ka roja partizane […] I pe vaskat e banjës, i pe ? pyeste dikush. I pashë, posi. Ç’prostituta ! » (Ismail Kadare, nëntori i një kryeqyteti, Vepra Letrare 6, Shtëpia Botuese « Naim Frashëri », Tiranë, 1981, fq.126-127)

« Filmi dhe romani-skenar na rrëfejnë për ditët e fundit të luftës së popullit në çlirimin e Tiranës nga pushtuesi nazist, lajm ky që na jepet prej zërit të narratorit serioz ashpërsia e të cilit mund të ngatërrohet me ndonjë deklaratë për shtyp të shtabit nazist. Gjatë leximit të kronikës luftonjëse, theksi narrativ përmes një vonese të lehtë shqiptuese veçon fjalën Radiostacioni duke lënë të nënkuptuar objektin kryesor të filmit si dhe qëllimin specifik të grupit partizan. Filmi në pjesën e parë të tij pasqyron kryesisht luftën partizane në rrugët e kryeqytetit ndërsa në pjesën e dytë, në atë të fitores e çlirimit të qytetit, ndahet mes dy planeve : arratisja e madhe ndërkohë që familjet e mbetura tashmë rrinë fshehur e përpiqen të organizojnë antiradiostacionin, kurse në pjesën e dytë trajtohet mobilizimi i disa partizanëve për të rivendosur në punë radiostacionin, për t’i dhënë zërin e munguar Shqipërisë.»

« Banorët e privilegjuar të kryeqytetit në prag të 17 nëntorit 1944 ndjejnë zjarrin nën tabanin e tyre, tymnajën, krisjen dhe lëkundjen e idhujve. Një bie e qindra ngrihen thotë populli. Çdo gjë ka marrë fund për shoqërinë e vjetër. Bashkë me kryebanorët ikën dhe një pjesë e qenies së qytetit, e pazëvendësusheshme tani për tani. Plane, lidhje, miqësi, kontrata, pasuri që groposen në pamundësi transfertash të shpejta, kurse shpirti i qytetit, dmth., simboli, kryeshpirtërorja zhvishet si një plaçkë që as nuk mund të merret me vete – ç’qytet do transportohej vallë ? Troja ? – e as nuk mund t’i vihet zjarri siç ndodh me fakte e të dhëna të padëshiruara nga sytë e pasuesve antagonistë.

Shpirt i mirë apo shpirt i keq, ai tashmë është aty, bosh, pa trup, pa frymë, pa ajër. Bulevardi « Musolini » duhet të presë disa ditë për tu quajtur « Dino Sinojmeri ». Grila zengjinësh, shtretër të bardhë, palma e selvi të mbjella dikur, atëherë kur gjërat ishin fare ndryshe, ndërtesa, orendi, tela-tele-fonësh, antena, institucione, hotele e të tjera, shpirtra në pritje të amshimit nga shpirtrat e atyre që nuk kanë zë e trup, që s’kanë gjetur rehat në mjerimin e lugetërve dhe kuçdedrave të syrgjynosur materialisht.»

“Kur zbardhi një ditë”, Rikard Ljarja në rolin e Komisarit:

Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.

Është i përbërë nga tre pjesë: Armët, Ura, dhe Meçua.

FILMOGRAFIA

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës- (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditë- (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

REGJISOR:

Pesha e kohës- (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

SKENARIST:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Artikulli paraprakVideo/ Çfarë punimesh mbikëqyr makina e vëlla Olsit në orët e vona të darkës?
Artikulli tjetërBasha: Rikard Ljarja do të kujtohet përherë si ikonë e artit shqiptar!