Vettingu, Rama mashtroi zyrtarët e BE në Bruksel

Asnjë vend nuk mund të futet në Europë, duke pasur në vend një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse një sundim oriental i inkriminuar i korruptuar. Kjo është dhe detyra kryesore e opozitës parlamentare jo vetëm të denoncojë dhe të shpallë të vërtetat e aferave kriminale dhe korruptive siç kemi bërë e di të vazhdojmë të bëjmë ditë për ditë, por po kështu i tregojmë shumicës dërmuese të shqiptarëve rrugën se si 3 milionë shqiptarë nuk mund e nuk duhet e nuk do të mbeten peng i 10 qeveritarëve kriminelëve dhe oligakëve të korruptuar. Nuk mund të ketë vlerësim pozitiv për kriterin eparë dhe kryesor të integrimit të vendit që është lufta kundër krimit dhe drogës pa arrestuar dhe pa vënë para drejtësisë, Saimir Tahirin, pa nisur hetimet pa thelluar hetimet dhe pa vënë para drejtësisë kryebashkiakët e korruptuar e lidhur me krimin dhe ministrat e tjerë të korruptuar e të lidhur me krimin.
Nuk mund të fshihet Edi Rama siç u përpoq të fshihet para dy orësh mbrapa Alket Hysenit. Alket Hyseni duhet të hetohet për aferën e tjetërsimit të mijëra metrave katrorë në bregdet, por është Edi Rama, ai që ka firmosur një leje të kundraligjshme ndërtimi mbi këtë truall, jo vetëm të kundraligjshme, por në thyerje të vendimit të Gjykatës pezullon çdo akt të mëtejshëm.

Ky është shteti me standarde të dyfishta. Një kryebashkiak arrestohet ndonëse ndodhet vetëm 20 metra larg Gjykatës dhe ka pranuar dhe pranon bashkëpunimin e plotë për atë çka akuzohet.
Ne jemi për zbatimin e plotë të ligjit dhe barazi para ligjit të kujtdo nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët e pushtetshëm, kjo është arsye pse ne i kërkojmë drejtësisë të bëjë punën e saj të pavarur e të pandikuar nga axhenda politike e në veçanti nga axhenda e Edi Ramës një axhendë kriminale e korruptive. Në funksion të kësaj axhende, Edi Rama ka gënjyer Bashkimin Europian në selinë e tij në Bruksel, ku u shpreh se si rezultat i vetingut janë larguar 17 gjyqtarë dhe prokurorë. Pas informacionit të marrë zyrtarisht nga opozita rezulton se, vetëm 6 kanë dhënë dorëheqjen apo janë larguar si rezultat i porcesit të vetingut, të tjerët kanë dalë në pension apo i ka mbaruar mandati. Ky është shqetësimi ynë i dytë kryesor, moszbatimi iReformës në Drejtësi, kapja e drejtësisë dhe përdorja e drejtësisë si mburojë e aferave kriminale dhe korruptive në të cilat është zhytur kjo qeveri.

Artikulli paraprakHetime kyçe për kokat e drogës po sabotohen
Artikulli tjetërSituatë e rëndë në Shkodër nga përmbytjet, qindra banesa të rrethuara nga uji