Situatë e rëndë në Shkodër nga përmbytjet, qindra banesa të rrethuara nga uji

Situata në Shkodër vazhdon të jetë kritike nga përmbytjet. Bashkia Shkodër në raportin e saj të përditshëm bën të ditur se sipërfaqja totale nën ujë ka arritur mbi 4155 ha.
Njësia Administrative Dajç: 1555 ha, kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar, ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.
Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.
Janë mbi 200 shtëpi të rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1250 ha
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme të gjata për banorët. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji, 150 në Obot dhe 27 në Goricë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm dhe me pako ushqimore.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në Njësinë Administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur. Stacioni i Pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji.
Njësia Administrative Velipojë:
Në Njësinë Administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 ha tokë:
Në fshatin Ças paraqiten shumë probleme në argjinaturë. Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë.
Njësia Administrative Rrethina:
Në Njësinë Administrative Rrethina janë të përmbytura 70 ha tokë. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në Njësinë Administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shumë problematike kjo dukuri, pasi mund të rrezikohet argjinatura.
Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazën ushqimore për gjënë e gjallë dhe ujë të pishëm për banorët.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë, kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt.
Bashkia Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për personat e akomoduar në konvikt.
Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës.

Artikulli paraprakVettingu, Rama mashtroi zyrtarët e BE në Bruksel
Artikulli tjetërfaqja e pare