Hetime kyçe për kokat e drogës po sabotohen

Kriteri i parë dhe kryesor, lufta kundër krimit, lufta kundër drogës jo vetëm që nuk ka njohur progres, por krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë kërcënimin numër një për sigurinë kombëtare të vendit. Krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë eksportin kryesor të Shqipërisë drejt Italisë dhe vendeve të BE, pra kërcënimin numër një edhe për sigurinë e vendeve partnere, edhe për strategjinë e sigurisë së NATO-s ku jemi anëtarë.
Në vend që të luftojë krimin, në vend që të verë përpara drejtësisë njerezit e evidentuar në raportet ndërkombëtare nga Habilajt tek Balilajt tek pronarët e vërtetë të kokainës të Maminasit, Edi Rama, përpiqet nga mengjesi deri në darkë t’i shpëtojë ata, vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të ndalur, sabotuar apo abortuar hetimet ndaj Saimir Tahirit. Vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të mos nisur hetimin ndaj Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, të faktuar në lidhje kriminale në shërbim të interesave pasurore ose të pushtetit në shërbimit të shkëmbimit me shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale.
Vazhdojnë të sabotohen hetime kyçe për të vënë përpara përgjegjësisë njerëz në nivelet më të larta të pushtetit jo vetëm ministra dhe deputetë, por dhe drejtorë të rëndësishëm të administratës, duke nisur që nga vetë Kryeministria. Kjo për një arsye të vetme, problem numër një i vendit është autokracia, i gjithë pushteti në dorë të Edi Ramës, në mënyrë që jashtëligjshme dhe jashtë institucionale, Edi Rama sot kontrollon qeverinë,Parlamentin, segmenetet kryesore të gjyqësorit, median dhe ekonominë, ky është dhe problem numër një.

Artikulli paraprakBerisha reagon për arrestimin e ministrit serb në Kosovë: Provokim i rrezikshëm i Serbisë
Artikulli tjetërVettingu, Rama mashtroi zyrtarët e BE në Bruksel