Vetëm 5 nga 22 ekipe kanë ndërruar trajner

Disa prej skuadrave më të mëdha europiane, pasi mbyllën një sezon pa trofe ose larg pritshmërive të tyre, vendosën të ndryshojnë trajner. Disa prej tyre arritën të linin gjurmë që në sezonin e tyre të parë e disa të tjerë, dështuan, siç është rasti i teknikut të Manchester City, Pep Guardiola apo i atij të PSG, Unai Emery, të cilëve iu dha sërisht besimi për të drejtuar ekipin edhe për një tjetër sezon. Nëse ka sërish hapa fals, këtë herë nuk do të ketë tolerime, madje ndonjëri ndoshta edhe do të mund të shkarkohet në mes të sezonit futbollistik.
Barcelona, pas largoi teknikun Luis Enrique, emëroi në vend të tij, Ernesto Valverde. Ish-timonieri i Athletic Bilbao, gëzon një reputacion të mirë, kjo edhe për shkak të punës së mirë që ka zhvilluar ai me ekipin bask. Për kalimin tek katalanasit është një hap i madh në karrierën e tij. Tashmë, ai ka për detyrë t’i rikthejë lojës së blaugranave, presingun ndaj kundërshtarit, një mbrojtje të fortë, qarkullimin e topit, me pak fjalë të rikthimin e Barcelonës që nuk njeh rival, element të cilin, katalanasit nuk e kanë humbur, por janë larg ekipit të përpara disa viteve.
Në Gjermani Borussia Dortmund. Pas 2 sezonesh në stolin e verdhezinjve si pasardhës i Jurgen Klopp, Tomas Tuchel, largohet nga drejtimi i skuadrës për shkak të marrëdhënies jo të mirë me drejtuesit e klubit. Në vend të tij emërohet Peter Bosz. Ish-tekniku i Ajax ka treguar se me futbollistët në moshë të re, ai di të punojë, karakteristikë që i përputhet shumë mirë, filozofisë së Dortumundit. Duke qëndruar sërish në Bundeslig. Schalke 04 ia beson drejtimin e skuadrës një 31-vjeçari, Domenico Tedesco.
Ndryshime në stol ka pasur edhe në Itali. Interi i është besuar aftësive të Luciano Spalletit, ndërsa Roma, Eusebio Di Franceskos.
Në Angli, klubet e mëdha po aktivizohen vetëm përsa i përket transferimit të futbollistëve. Antonio Conte, Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Jose Mourinho, Mauricio Pochettino, të gjithë këta do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në një tjetër sezon fantastik në Premier League. Të gjithë synojnë titullin kampion. Chelsea është kampioni në fuqi, të tjerët do të kërkojnë ta rrëzojnë nga froni.
Në total nga 22 skuadra të mëdha europiane që kanë siguruar kualifikimin për në Champions League, vetëm 5 prej tyre kanë ndërruar trajner. Se sa efektiv do të jetë ndryshimi për të kjo mbetet për t’u parë.

Artikulli paraprakERE paralajmëron katastrofë energjie
Artikulli tjetërKQZ rrëzon kërkesën për mandate të Idrizit