Vendi jashtë kontrollit/ Si u vra biznesmeni në Shkodër, autori ishte me motoçikletë

Një krim i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Pronari i një bujtine në Shkodër është qëlluar me armë zjarri në një atentat të ndodhur në orën 16:30 minuta të pasdites. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por ka humbur jetën.
35 vjeçari Ferdinand Polia, i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’, pronari i një bujtine në Theth, ka qenë duke ecur me makinë kur është qëlluar me breshëri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të Shkodrës, pranë fushës së aviacionit.
Bëhet me dije që me biznesmenin e vrarë në makinë ka qenë edhe një qytetar tjetër i cili ishte punëtor i servisit.
Nga raportimet mësohet se autori i vrasjes ishte me motoçikletë dhe se mbantë një skafandë në kokë. Ai e ka braktisur motoçikletën tek vendi i quajtur ‘Ura e Mesit’.

Njoftimi i policisë Shkodër/ Informacion paraprak
Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.
Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakRaporti i OKB: Shqiptarët janë më të palumturit në Europë, shkak, korrupsioni i qeverisë
Artikulli tjetërNdizet revolta te Unaza e Re, protestuesit mesazh Ramës dhe Lleshit: Zjarrit do t’i përgjigjemi me zjarr!…