“Veliaj na mashtroi!”, banorët e Laprakës protestë për shembjen e fushës së futbollit: Do bëjmë rezistencë!

Banorët e zonës së Laprakës janë alarmuar sot pas lajmit të prishjes të së vetmes fushë që kanë në këtë zonë. Banorët janë shprehur për Fax News se Veliaj para tre vitesh premtoi rregullimin e kësaj fushe, ndërsa sot një ndërtues do bëjë një pallat.
“Jam banor i vjetër këtu që nga viti 90. Pra lozim futboll në kët fushë. Përpara 3 vjetësh kryetari i Bashkisë është shprehur për rritjen mirëmbajtjen e ambjenteve për fëmijët. Tani na vjen një ndërtues që do vijnë do ndërtojnë pallate. Kërkojmë nga bashkia të marrin masa për ndalimin e ndërtimit në të vetmën fushë që disponojnë. Këtu gratë e moshuara bëjnë stërvitje. Besoj se do na ndihmojnë që të jetë një zgjidhje e drejtë për ne”, tha ai.
Një tjetër banor tha se nuk janë njoftuar për fushë tjetër dhe që e mban mend që nga viti 1963.I indinjuar ai shprehet se është e padrejtë që po e shndërrojnë kryeqytetin në beton.
“Jam banor i vjetër e mbaj mend këtë fushë që në vitin 1963. E mora vesh që do prishet dhe erdhëm të protestojmë të mbrojmë fushën. Do bëjmë rezistencë. Po e bëjnë Tiranën beton”, theksoi ai duke mos kursyer akuzat për Veliajnë.
Banorët theksojnë se fusha funksionon prej 50 vitesh dhe janë mbi 10 grupe fëmijësh nga 30-40 persona që bëjnë çdo ditë stërvitje. Ndërkaq burime nga Bashkia e Tiranës për Fax News, ia kalojnë pingpongun e përgjegjësisë, kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kohës kur ai ishte kryebashkiak.
“Në vitin 2012 prona u ka kaluar pronareve dhe ska leje për ndërtim. Prona është kthyer në kohën e Saliut dhe të Lulit pronarëve me urdher ekzekutiv nr 5920 datë 28 /06/ 2012 nga Gjykata e Tiranes.
Në buxhetin e ardhshëm do parashikohet fondi për shpronesimin në favor të qytetareve të kësaj prone, pra që të mbetet edhe si tokë publike” , theksojnë për Fax News.

Artikulli paraprakNikki Haley largohet nga posti i Ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara
Artikulli tjetërI dyshuari i dytë në rastin Skripal është dekoruar nga Putini