Vargu i makinave deri në Kashar/ Këlliçi publikon videon: Ja çfarë i ka bërë Tiranës vemja e Bashkisë

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar kaosin e krijuar në pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës, ndërsa akuzon për këtë situatë Kryebashkiakun Erion Veliaj, që e quan një vemje.

Këlliçi thekson se ky është një kaos i mirëorganizuar, që krijohet nga mjetet e tonazhit të rëndë dhe betonieret, dhe kjo është mënyra se si Kryetari i Bashkisë së Tiranës mirëpret dhe i përcjell qytetarët ditën e premte nga kryeqyteti.

“Vargu i makinave është matanë qafës së Kasharit. Është për të ardhur keq që çdo ditë shohim propogandë, pamje në 3D, korsi biçikletash, por në fakt realiteti në Bashkinë e Tiranës është krejt ndryshe”, tha Këlliçi.

#LIVE – Belind Këlliçi deklaratë për mediat

#LIVE – Belind Këlliçi deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 16. Oktober 2020

Artikulli paraprakKush është i riu që humbi jetën nga Covid-19
Artikulli tjetërTabaku i përgjigjet Veliajt: Ky që nuk pastron dot plehrat e Tiranës, u përpoq më kot të pastrojë pislliqet e shefit të tij…