Kush është i riu që humbi jetën nga Covid-19

Një 37 vjeçar nga Korça raportohet të jetë një nga viktimat e Covid gjatë ditës së djeshme. Ai është Lorent Kreka, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte sëmundje bashkëshoqërues.

Kreka kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke paraqitur shenja të lehta infektimi.

Por, situata e tij mësohet se është rënduar menjëherë, duke bërë që të kryhej tramsportimi i tij në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Mësohet po kështu se edhe prindërit e 37 vjeçarit kanë qenë më herët me koronavirus, por e kanë kaluar pa pasoja.

auto adsgfbdn1602860042

Artikulli paraprakBasha i përgiigjet Ramës: Vendi i mbytur nga plehrat, trego ku i ke çuar 70 milionë euro?
Artikulli tjetërVargu i makinave deri në Kashar/ Këlliçi publikon videon: Ja çfarë i ka bërë Tiranës vemja e Bashkisë