Vaksina anti-Covid në janar do jetë në farmaci, ja sa do të kushtojë…

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane, ‘Irbm’, ka deklaruar se vaksina që mbron nga Covid 19 do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Piero Di Lorenzo tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit, dhe brenda disa muajsh miliona doza do të jenë në dispozicion.

“Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine”, tha Di Lorenzo.

Lorenzo theksoi se parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrèzikuara dhe nëse gjithçka shkon mirë në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët 2-3 euro.

Sa i takon vaksinës për Covid 19, janë duke punuar disa kompani në vende të ndryshme të botës, ndërkohë që Rusia raportonte dje se vaksina që ata po prodhojnë do të jetë gati në muajin Gusht, pra brenda 2 javëve të ardhshme.

piero 762x405 1

Artikulli paraprakMe “këngë dhe boks” për 30 korrikun/ Meta publikon videon: Nuk e mbaja dot për vete…
Artikulli tjetërVotime për Rektorët dhe Dekanët në pikun e pandemisë! Studentët thirrje Presidentit: Mos i dekreto!