Ushtria amerikane publikon videon e operacionit…

Tre ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump u ngjit në podiumin e Shtëpisë së Bardhë për t’i thënë botës se më në fund kishte vdekur udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, zyrtarët ushtarakë i mundësuan publikut një kundrim të operacionit që u zhvillua në terren.

Pesë video bardhë e zi të marra nga dronët, tregojnë se si helikopterët asgjësojnë një grup personash që qëllonin ndaj forcave speciale amerikane, të cilat po afroheshin në rrugë ajrore. Sapo prekën në tokë, forcat amerikane u bënë thirrje të dorëzoheshin personave brenda godinës.

Në përfundim të aksionit, videoja tregon avionët amerikanë që nëpërmjet predhave të precizionit të lartë e shndërrojnë zonën në rrënoja. Megjithatë, në pamjet e publikuara nuk tregohen momentet e fundit të udhëheqësit terrorist.

Artikulli paraprakJanë çmendur, edhe furnizimi me ujë me koncesion, skemë për rritje të re të çmimit të ujit
Artikulli tjetërKoreja e Veriut hedh dy raketa të reja