U rikonstruktua nga Bashkia dy vite më parë, shembet gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë

Ka nisur mëngjesin e sotëm shembja e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, i cili pësoi dëmtime si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar, që prekur vendin tonë. Puna e fadromave ka nisur që në mëngjesin e sotëm, dhe do të vijojë, pasi nuk mund të kryhet shpèrthim i kontrolluar, sa kohë që zona ka mjaft banesa përrreth.

Pranë shkollës ka mbërritur dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj, me biçikletë dhe me maskë, për tu treguar i përpiktë me masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjimnazi i cili u rikosntruktua jo më shumë se dy ditë më parë, është një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve, 1.15 miliardë euro.

Në të gjithë vendin, pra në bashkitë e prekura nga tërmeti vijon shembja e shkollave, pallateve dhe banesave të shpallura të pabanueshme, dhe duket se të paktën sektori i ndërtimit do të njohë lulzim edhe në këto ditë pandemie.

Artikulli paraprakCovid-19/ Paralajmërimi i vëzhguesve të BE! Çfarë thuhet për Kinën dhe Rusinë
Artikulli tjetërMjeku i njohur parashikon sa do të zgjasë Covid-19: 5G dëmton imunitetin e njeriut