U premtuan së do t’i kalojnë pagat, grevistët: Po na mashtrojnë, nuk ka kaluar asnjë lek!

Kur kanë kanë më shumë se 10 ditë në grevë urie, tashmë naftëtarët e Ballshit duket se janë mosbesues në premtimet e kompanisë për marrjen e pagave.

Grevistët thonë se u është thënë se pagat kanë kaluar në banke, por sipas tyre po i gënjëjne dhe po i mashtrojnë. Grevistët presin që sot ti njoftojë banka për pagat e hedhura në bankë.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e grevistët është shumë problematike. Mjekja e spitalit të Ballshit thotë se ata nuk pranojnë që ti vizitojnë mjekët edhe pse aty ka grevistë shumë të sëmurë.

“Kam qenë në gjendje shumë të keqe, do të jemi deri në vdekeje nuk ka tërheqje. Janë vetëm mashtrime janë bërë të tërë mashtruesë. Kjo është lojë e shteti, shtet-kompani. Ne nuk kemi besim deri sa të shikojmë lek në dorë. Asnjë lloj gjëjë deri në këtë moment që flasim.”- tha një nga grevistët.

Ndërkohë Viktor Mahmutaj, një nga përfaqësuesit e kompanisë, u shpreh se pagat kanë filluar duke ju kaluar dhe disa i kanë tërhequr.

“Unë ju konfirmoj se pagat kanë filluar që të shpërndahen. Ju garantoj se të gjithë punonjësit do të marrin pagat. Po marrin pagat dhe disa po i tërheqin. Disa punonjës kanë marrë pagat”, tha Mahmutaj.

Artikulli paraprakRritet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, por autoritetet kanë një lajm të mirë
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Kinezja u mor me ambulancë te “Don Bosko”, MSH: Do t’ju njoftojmë për të rejat…