Çfarë po ndodh? Kinezja u mor me ambulancë te “Don Bosko”, MSH: Do t’ju njoftojmë për të rejat…

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në një deklaratë për mediat foli në lidhje me situatën shqetësuese për koronavirusin në vend.

Tomini konfirmoi sërish se nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus në vend, ndërkohë që shtoi se janë marrë të gjitha masat në pikat kufitare.

E pyetur nga gazetarja në lidhje me shoqërimin e një shtetasje kineze me urgjencë për në spital, Tomini la të kuptohej se përgjigjet e saj nuk kanë dalë ende.

“Janë testuar 17 raste të cilët kanë rezultuar të gjithë negative. Nga survejanca në kufij rezulton se janë kthyer 3500 udhëtarë. Por kryehet monitorimi i udhëtarëve. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore”, tha Tomini.

Dje ka qarkulluar një video se një shtetase kineze është marrë në urgjencë në Tiranë, kanë dalë rezultatet e analizave?

Tomini: Përditësimi aktual është ky që sapo raportova, do t’ju njoftojmë për të rejat.

Artikulli paraprakU premtuan së do t’i kalojnë pagat, grevistët: Po na mashtrojnë, nuk ka kaluar asnjë lek!
Artikulli tjetërPompeo kërkon heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe