Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, por autoritetet kanë një lajm të mirë

Raste të reja me koronavirus janë zbuluar për herë të parë në vende të tjera të Europës duke zgjëruar kështu hartën e shteteve të prekura.

Mësohet së sëfundmi janë konfirmuar rastet e para në Estoni, Danimarkë dhe Rumani.
Personi i konstatuar me koronavirus në Estoni ishte kthyer nga Irani, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, gjendja është alarmante në Itali ku numri i të prekurve është 400, ndërsa numërohen 12 të vdekur. Autoritetet italiane konfirmojnë ndërkohë se thuajse gjysma e personave të prekur nuk janë duke marrë trajtim spitalor, por po trajtohen në shtëpitë e tyre.

128 të prekur janë në spitale dhe vetëm 26 prej tyre po marrin shërbim spitalor intensiv duke qenë më rëndë.

Thuajse të gjithë të vdekurit në Itali janë në një moshë të thyer dhe kanë patur probleme të tjera shëndetësore.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani janë prekur edhe 6 fëmijë në zonën e Lombardisë, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave edhe në Italinë e jugut.
Lajm i mirë në Itali është se një grua kineze e prekur u shërua plotësisht dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Në Kinë janë konstatuar 433 raste të reja, ndërsa konfirmohen 29 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Artikulli paraprakTeatri shpëtoi nga projekti korruptiv, por jo nga të korruptuarit
Artikulli tjetërU premtuan së do t’i kalojnë pagat, grevistët: Po na mashtrojnë, nuk ka kaluar asnjë lek!