Tropoja e ngrirë nga acari, Rama në gjumë letargjik

Deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar ndaj gjendjes së rënduar në Tropojë nga bora dhe ngricat. Në një postim në Facebook, Hajdarmataj shkruan se, marrëdhënie edhe më të akullta të Ramës dhe ministrave të tij, me Veriun në këto ditë acari.
“Ministri Energjitikës në gjumë letargjik dhe në heshtje totale bashkë me stafin e tij “të velur” nga luksi dhe “të dehur” nga korrupsioni.
Ndërkohë gjithë Veriu dhe Verilindja janë ngrirë nga acari, mungesa totale e energjisë në fshatra e qytete e bën edhe më të papërballueshme situatën për banorët dhe qindra e mijëra familje të izoluara e të braktisura nga shteti.
Informacionet në terren sjellin të dhëna shqetësuese për njësitë administrative të Tropojës.
Dushaj i Epërm pa drita për 4 ditë me radhë.
Raja e bllokuar, Berisha pothuajse gjithë krahina e Bytyçit pa drita, 4 lagje Lekbibaj pa drita, Tplani 2 ditë pa drita, Salca pa drita e me mbi 1 m borë, Kovaç e Ballaban të izoluara e të lëna në mëshirë të fatit.
Të moshuarit dhe fëmijët po ndiejnë më së shumti shkëputjen e dritave, në një kohë kur dhe moratoriumi i druve për ngrohje forcoi kërbaçin për të varfërit dhe jo për firmat e kontrabandës së qeverisë.
Natë e acartë sonte në Tropojë…
E çfarë këshillon qeveria?
Rrini brenda se kur të vinë zgjedhjet vimë e ju shohim me një thes miell”, shkruan Hajdarmataj.

Artikulli paraprakLirimi nga burgu i Lulzim Berishës, hetimet i kalojnë Prokurorisë së Tiranës
Artikulli tjetërKu janë serenatat e Ramës me Vuçiç