Trokitje në çdo shtëpi dhe në çdo zemër/ Basha në Vlorë në familjen me kontribute patriotike: Beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane, është nderimi më i madh

Ne vijim të turit të takimeve derë me derë, kryetari i PD, Lulzim Basha, ndodhet sot në Vlorë.

Takimet në këtë qytet Basha i vijoi në familjen Radhima, familje kontributore në Pavarsinë e Shqipërisë!

“Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre”, – theksoi zoti Basha.

Edhe pse kjo familje ka qenë bazë qëndrimi për Ismail Qemalin në periudha të vështira të viteve 1911-1912, regjimi komunist i burgosi, internoi dhe persekutori pjesëtarët e saj, vetëm për shkak të bindjeve të tyre dhe qëndrimeve patriotike.

“Pavarësisht vuajtjeve dhe torturave, kjo familje kurrë nuk iu dorëzua regjimit. Vuajtjet e kanë bërë të forte e forca e saj është frymezuese, por shoqëria edhe pse kanë kaluar 33 vite nga rënia e regjimit komunist, u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Ata edhe sot përballen me ata që i persekutuan dhe përndoqën. E që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”, – theksoi kreu i PD.

IMG 20231126 WA0018

IMG 20231126 WA0017 1

Artikulli paraprakProblemet e ullirit/ Fermerët ankohen për prodhimin
Artikulli tjetërShpërthimi misterioz i sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, OBSH kërkon përgjigje nga Kina