Trajtim çnjerëzor/ Bardhi publikon videon: Një vend anëtar i NATO-s nuk mund të sillet si Korea e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar një video të trajtimit çnjerëzor të qytetarëve shqiprtarë që ndodhen të izoluar prej disa ditësh në pikën kufitare të Kapshticës.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor.

Reagimi i plotë

Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë.

Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij.

Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore.

Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.👇

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10222091314221576/

Artikulli paraprakFarsa e mashtruesit, hiqet pezullimi i tenderave
Artikulli tjetër“Do nisim testimin e ri për COVID-19, individët me imunitet të fortë do i rikthehen jetës normale”