Trafik kokaine në Itali, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë dhe një italian me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Bukë e miell” i ekzekutuar nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences ka arrestuar shqiptarët; Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.
Sipas mediave italiane tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.
Liman Dana, 54 vjeç, merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij Arjan Dana e nipi Fabian Ismaili ishin korrierët e shitjes së drogës.
Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Artikulli paraprakProtesta për mbrojtjen e banesave/ Banorët e ‘Unazës së Re’ bllkojnë rrugën: Këtu do vdesim, do flijohemi brenda
Artikulli tjetërVetëvrasja e Mirela Kumbaros