Totti: Do të vazhdoj të luaj futboll

Do të vazhdojë, por nuk e di se ku. Këto janë fjalët e Francesco Tottit, i cili vetëm dy ditë më parë i dha lamtumirën ekipit të Romës. Gjatë një darke me famijarët e tij, miq dhe shokë të skuadrës verdhekuqe numri 10 ka surprizuar jo pak të pranishmit, të cilët kanë mbetur gojë hapur nga fjalët e sulmuesit. Totti në fjalën e tij u shpreh: “Në fjalimin tim të lamtumirës mungonte një detaj, do të vazhdoj të luaj futboll, por nuk e di ende destinacionin”. Pas këtij momenti të pranishmit kanë shpërthyer në duartrokitje dhe e mbështesnin idenë e tij.
Ndërkohë drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi ka lëshuar një deklaratë ose ndryshe një ftesë në drejtim të Francesco Tottit, ku e fton atë të punojë krah tij, pasi e cilëson se kontributi i ish-kapitenin në rolin e drejtuesit është shumë i rëndësishëm për ecurinë pozitive të skuadrës verdhekuqe. “Për Tottin ka një propozim nga drejtuesit klubit, por edhe nga unë personalisht që të bashkëpunojmë krah njëri-tjetrit, por ky është një propozim që ka nevojë për kohë përpara se të japë një përgjigje. Ne jemi në pritje të një konfirmimi nga ana e Tottit”, tha ai.

Artikulli paraprakKatër organizata: Ndaleni ndërtimin e resortit në Divjakë, është shkatërrim
Artikulli tjetërFati i koalicioneve në Kosovë pas zgjedhjeve