Tirana sot si kurrë ndonjëherë më parë, ul qepenat dhe derdhet në shesh!

Pak minuta para nisjes zyrtare së protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, e gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë kundër qeverisë.
“Tirana sot si kurrë ndonjëherë më parë ul qepenat dhe derdhet ne shesh”, shkruan Berisha.
Janë dhjetëra mijëra qytetarë që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Nga të dhënat zyrtare që vijnë vetëm nga Partia Demokratike bëhet fjalë për mijëra shqiptarë që janë nisur drejt kryeqytetit me mjete dhe rrugë të ndryshme.
Sipas informacioneve nga qarqe të ndryshme të vendit janë nisur më shumë se 60 mijë protestues.

protesta te Parlamenti2

Artikulli paraprakNjë “trim” si Edi Rama!
Artikulli tjetërTaksa në “Rrugën e Kombit”, qindra nga Kosova në Tiranë për të protestuar kundër Ramës