Timo Flloko kundër Ramës: Jo Teatër me kullë

Tjetër aktor i njohur i ka dalë kundër Edi Ramës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, brenda një kulle. Është aktori Timo Flloko ai i cili ka folur për herë të parë mbi debatin e hapur në vend për Teatrin Kombëtar. “Unë jam për një teatër unik, ngrehinë që të qëndrojë më vete, të mos përfshihet në një ndërtesë biznesi. Jam i atij mendimi që artistët vetë, më mirë se ata nuk e di askush, se sa vlen ajo strehë ku ata krijojnë. Teatri është kujtesë, memorie, janë disa pisha që kanë emrin e një artisti. Është një kujtesë që nuk mund të zhbëhet. Është aty”, tha Flloko në emisionin e mëngjesit në Top Channel. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës janë shprehur se do të shembet teatri ekzistues për tu ndërtua një tjetër më modern. Ende nuk ka një projekt se si do të jete teatri i ri, por vete artistët kanë deklaruar se janë kundër ndërtimit të teatrit në një qendër biznesi, siç është modeli i stadiumit kombëtar.

Artikulli paraprakBasha: Olsi Rama në rreth të kuq nga agjencitë ndërkombëtare të luftës kundër drogës
Artikulli tjetërStudimi: Vitamina K2 përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe parandalon humbjen e masës kockore