Tetë policë të vrarë nga një sulm taleban

 

Një zyrtar afgan ka njoftuar se një sulm i dyshuar taleban, në provinën perëndimore të Farah, ka vrarë tetë policë.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se militantët sulmuan policët në një pikë kontrolli më 13 nëntor.
Ai ka shtuar se një polic është plagosur dhe është arrestuar nën dyshimet se kishte lidhje me talebanët.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në fund të tetorit, nëntë ushtarë afganë ishin vrarë, kur militantët kishin sulmuar një pikë të sigurisë. Në këtë sulm talebanët e kishin marrë përgjegjësinë.

Artikulli paraprakMacron dhe Strategjia e Madhe për Fuqinë Europë
Artikulli tjetërEurostat: Shqiptarët transferuan drejt vendeve të BE 113 milionë euro në 2016