Tërmeti/ KLSH akuza Institutit të Ndërtimit: Nuk ka punonjës të licencuar për vlerësimin e godinave

Stafi i institutit të ndërtimit nuk është i licencuar për të verifikuar sigurinë e godinave. Konkluzioni është i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka bërë një audit në këtë institucion, duke nënvizuar mangësitë.

Nga auditimit është konstatuar se kapacitetet profesionale të punësuara në drejtoritë kryesore të Institutit të Ndërtimit, nuk janë në nivelin që kërkon një institucion kontrolli dhe kërkimor – shkencor. Fakti që nga 16 punonjësit e Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencës, 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim (edhe pse është kriter i kërkuar) dhe 5 punonjës janë të sapo diplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve, si dhe kryerja e oponencave nga bashkëpunëtorët e jashtëm, evidenton mungesën e kapaciteteve teknike për kryerjen e oponencave teknike.

Në raportin e KLSH-së, thuhet se ky institut nuk ka bërë si duhet kritika ndaj cilësisë së ndërtesave.

Nga auditimi i oponencave të kryera nga Instituti i Ndërtimit, u konstatua se oponencat teknike të hartuara paraqiten si një inventarizim i dokumentacionit të projekteve. Rekomandimet e dhëna për çdo kapitull duhet të ishin reflektuar në konkluzionin përfundimtar, ku për mangësitë dhe devijimet nga standardet të projekteve, duhet të jepeshin vlerësime negative për projektet.

Ministria e Infrastrukturës kritikohet se në stadardet e projektimit për banesat, çerdhet, shkollat dhe kopshtet, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave kanë një shumëllojshmëri rekomandimesh, por nuk paraqitet në asnjë pjesë të tyre ndonjë rekomandim konkret ose referencë në lidhje me llogaritjen antisizmike të strukturave.

Është konstatuar se në projektet e rikonstruksionit të objekteve të infrastrukturës arsimore, megjithëse janë objekte të ndërtuara përpara viteve 90-të, përveç punimeve të rinovimit arkitektonik, rifiniturave, sistemeve elektrike dhe mekanike, mungojnë punimet/masat për përforcimin e strukturave dhe rritjen e qëndrueshmërisë sizmike së tyre.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nënvizon se baza ligjore e funksionimit të Institutit të Ndërtimit është e pamjaftueshme. /abcnews.al

termeti ne Durres

Artikulli paraprakShpërthen Ylli Rakipi: Ligji antishpifje nga ‘lideri suprem’, këto nisma janë fashizëm…
Artikulli tjetërVeliaj dhe mashtrimet e turpshme! Ky ish-sigurimsi në foto ishte 9-vjeç kur filloi lufta, sot është sekretar i Veteranëve (?!)