Tension tek Drejtoria e Policisë, protestuesit i vënë zjarrin koshave të mbeturinave, policia sulmon me gaz lotsjellës

Një grup protestuesish janë zhvendosur në drejtim të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe koshave të mbeturinave.

Nga ana tjetër policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahen protestuesit. Po ashtu policia ka përdorur edhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

drejtoria e policise 600x336 1

Artikulli paraprakVrasja e Klodian Rashës nga policia, Basha reagon nga Vlora: Përgjegjës janë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj
Artikulli tjetërProtestë edhe në Vlorë: Të vret krimi, të vret Lleshi, të vret Edvini…